loading

“Zgjohuni kalamaja..”/Big Basta zgjon Nennen dhe Yllin

Pas zgjimit të mëngjesit nga Andueli, fermerët kanë nisur lëvizjet e para në fermë, ndërsa fakirët kanë mbetur ende në gjumë.Të përzgjedhurit nga kryefermeri si më pak punëtorët e javës dhe më pas dërgimin e tyre në shtëpinë  e fakirit , Nënna, Ylli dhe Big Basta  kanë që ditën e djeshmë që po qëndrojnë në shtëpinë e fakirit si pjesë e zgjedhjes të Anduelit. Big Basta, i cili këtë herë ka marrë vetë iniciativën, është drejtuar drejt shtëpisë së fakirëve për t’i zgjuar. Big Basta  është afruar pranë shtratit të Nënnës dhe Yllit, duke i thënë me stilin e tij karakteristik:
“Zgjohu kalamaj, se kemi punë për të bërë!”

Zgjimi nuk ka qenë i lehtë, pasi të dy kanë treguar se ende nuk janë gati për të përballuar ditën.

Përzgjedhja e tyre nga Andueli si më pak të përkushtuarit ka ngjallur pak pakënaqësi.Ende nuk ka patur një përballje të drejtpërdrejtë, por dita është e gjatë dhe mund të sjellë zhvillime interesante.