“Zgjohu,boll ke fjetur”/Ester zgjon fermerë dhe ndan punët
Pasi ka rënë gongu, agimi i sjell një ditë të re pune për fermerët. Disa janë ende të përgjumur, ndërsa disa të tjerë tashmë kanë nisur punën e tyre. Mes tyre, Ester, kryefermerja e fermës,zgjohet direkt pas rënies të gongut. Ajo ngrihet me shpejtësi dhe nis të zgjojë shoqëruesin e saj te Njishin, Anduelin.
“Zgjohu, boll ke fjetur!” i thotë Esteri, duke e nxjerrë nga gjumi dhe duke e shtyrë të fillojë ditën. Pas disa minutave, Ester lëviz drejt fermës, ku disa fermerë të tjerë janë akoma të shtrirë. Ajo i zgjon një nga një, duke ua ndarë punët përkatëse.
Kur Ester arrin te Ylli i thotë me qetësi, “Zgjohu, ik te kafshët!” Me këtë urdhër, Ylli lë shtratin dhe nis të përgatitet për punën e tij e dhënë nga Ester. Fermën e mbulon një atmosferë qetësie, ku gjithkush merr vendin e tij në procesin e përditshëm të punës. Pavarësisht përgjumjes që mund të kenë, fermerët e njohin rëndësinë e fillimit të ditës me disiplinë dhe punë të palodhur, për të siguruar suksesin e fermës.