loading

“Zgjohu thuaj, bërtiti”/ Andrea për Anduelin: Dua të aktivizohet pak

Kryefermeri Andrea duket se nuk është i kënaqur me ecurinë e punëve në fermë dhe disa nga fermerët që ai ka ngarkuar me përgjegjësi. Në një bisedë me Estern, ai ndan hapur shqetësimet e tij për angazhimin e disa fermerëve.

“Me Elinarën, Erandin dhe Big Bastën nuk jam i kënaqur,” shprehet Andrea, duke lënë të kuptohet se jo të gjithë po i përmbushin pritshmëritë e tij si kryefermer. Ester i përgjigjet me një koment të drejtpërdrejtë: “Zgjohu thuaj, bërtiti… u zgjua Andueli kur ai e ka të vështirë zgjimin!”

Në lidhje me Anduelin, Andrea pranon se ai është aktiv: “Dua të aktivizohet pak më shumë, është në rregull.”Ktu Andrea i referohet edhe faktit  se Andueli është në nominim të fortë kokë më kokë me Frederikun.

Ndërkohë, Nenna vazhdon pa u ndikuar nga tensionet dhe përkushtohet në punën e saj në kuzhinë, duke pastruar dhe mbajtur rendin.