Zgjimi ndryshe në Fermë: Limi dhe Alba kujdesen edhe për zgjimin e fermerëve
Pas përgatitjes së mëngjesit në bashkëpunim dhe pas rënies së gongut , Alba dhe Limi vijuan mëngjesin me një tjetër iniciativë: zgjimin e fermerëve të tjerë. Menjëherë pas rënies së gongut, dyshja mori përsipër të shkojë pranë çdo fermeri për t’i zgjuar . Me një ton miqësor, ata u dëgjuan duke u thënë: “Zgjohuni se ra gongu, mëngjesi është gati!” Ky gjest i thjeshtë por i bukur , e bën më të veçantë mënyrën si Alba po ushtrohen rolin i kryefermeres këtë javë. Alba, e ndihmuar nga Limi, po përpiqet të krijojë një atmosferë bashkëpunimi dhe pozitiviteti ne Fermë nisur që nga mëngjesi.