Zgjimi me tension në fermë/Andueli shpërndan punët, Nenna refuzon të ngrihet!
Mëngjesi ka nisur herët në fermë, por jo pa tensione. Kryefermeri i javës, Andueli, ka mbërritur i pari për të zgjuar fermerët e tjerë, duke nisur ditën me energji dhe përkushtim. “Zgjohuni, lani dhëmbët, fytyrën, filloni ditën…”, dëgjohet ai teksa kalon nga krevati në krevat për të ngritur fermerët nga gjumi.
Pas zgjimit, Andueli ka marrë rolin e kryefermerit me seriozitet, duke ndarë detyrat ditore për secilin nga fermerët. Megjithatë, jo të gjithë e kanë pritur mirë këtë qasje.
Fermerja Nenna ka refuzuar të ngrihet dhe të marrë pjesë në punët e ditës, duke u shprehur se ajo është e vetmja që punon në kuzhinë, ndërsa të tjerët nuk kontribuojnë në të njëjtën mënyrë.
Ndërkohë, pjesa tjetër e fermerëve ka nisur rutinën e mëngjesit, duke përgatitur kafen dhe duke bërë gati veten për një ditë të gjatë në fermë.
Nga ana tjetër, Nenna dhe Ylli janë parë të ulur në oborr, të relaksuar dhe duke shkëmbyer biseda, ndërsa pjesa tjetër është angazhuar me punët që Andueli ka caktuar.