“Zemra mal”, Nenna bisedon me Esterin për motrën e saj
Fermerët janë zgjuar, disa janë pozicionuar në punë në stalla disa në punë të tjera në fermë. Ester dhe Nenna zgjedhin sot të konsumojnë kafen e mëngjesit së bashku, Ester ka përgatitur kafet për të dyja dhe më pas janë zhvendosur në verandën e fermës për të konsumuar kafen aty.
Duket sikur pas konfliktetve mes të dyjave fermeret kanë vendosur të ulin gjakrat dhe të kalojnë kohë të bukur së bashku. Të dyja fermerët i lidh malli për familjen ku kanë ndarë biseda të sinqerta për mallin për familjen.
Ester e pyeti Nennen për motrën e saj të vogël që se fundmi festoi ditëlindjen dhe Nenna bëri një urim të veçantë në spektaklin e mbrëmshëm të shfaqjes që fermerët sollën në fermë. “Më ka marr malli për vëllezrit” tha me mall Ester , “ më kanë llastuar shumë” shtoi fermerja.
Malli për familjarët sa vjen e shtohet për fermerët dhe duke sikur një nga gjërat që i bashkon është kafja e mëngjesit në verandën e fermës dhe malli për njerzit që fermerët kanë lënë jashtë.