Zarf te Fakiri, ja sfida e Agait për Keisin, Big Bastën dhe Anduelin
Një zarf ka mbërritur te Fakiri. Agai ka një sfidë për tre fakirët në mënyrë që nëse e kalojnë me sukses do të dalin nga shtëpia e Fakirit. Në zarfin e Agait thuhej që të tre fakirët kanë si detyrë ti gatuajnë dhe ti shërbejnë kryefermeres dhe të ftuarit të saj. Konkretisht Albës dhe Limit. Në mënyrë që sfida të jetë e suksesshme ata nuk duhet tiu tregojnë fermerëve të tjerë se çfarë po gatuajnë dhe për kë po gatuajnë. “Fakirë. Ju sonte do të organizoni një darkë romantike te shtëpia e NJishit për kryefermeren dhe të ftuarin e saj. Big Basta do të kujdesesh për gatimin e darkës. Anduel do të shoqërosh gjatë darkës me muzikë romantike me kitarë për kryefermeren dhe të ftuarin e saj. Keisi do të shërbesh darkën dhe do të rrish në dispozicion të tyre. Nëse kjo sfidë rezulton e suksesshme, dënimi juaj i fakirit përfundon pas kësaj darke. Kujdes, nuk duhet ta tregoni arsyet e darkës dhe pozicionet tuaja me fermerët”, thuhej në zarfin e Agait për tre fakirët. Menjëherë fakirët kanë nisur të mendojnë se çfarë do të gatuajnë dhe kanë përveshur mëngët për t’iu futur punëve.