loading

Zarf për grupin humbës/Çfarë ka vendosur Agai për ata?

Pas përfundimit të sfidës së ullinjve, në fermë ka mbërritur një tjetër zarf nga Agai, këtë herë me një vendim të rëndësishëm për grupin humbës. Zarfi u lexua nga kryefermeri Andrea, i cili njoftoi fermerët për pasojat e humbjes në këtë sfidë.

Sipas mesazhit të Agait, për herë të parë do të ketë pesë fakirë në fermë. Elinara, Frederiku, Big Basta, Erandi dhe Andueli  pjesë e grupit humbës ata janë të detyruar të zhvendosen në shtëpinë e fakirit, si ndëshkim për humbjen në sfidën e vajit të ullirit. Gjithashtu ata duhet të mbarojnë punët në stallë për ditët në vazhdim.

Tensioni u ndje në ajër, ndërsa fermerët bënë gati sendet e tyre dhe u përgatitën për të ndjekur urdhrin e Agait sapo ai të jepte sinjalin. Me këtë lëvizje, dinamika në fermë pritet të ndryshojë ndjeshëm, duke vënë në provë marrëdhëniet, durimin dhe forcën të pesë fakirëve të rinj.