Zarf në Fermë, vijon sfida e ‘të padukshmit’; kush janë fakirët
Ferma Vip ka hyrë në një fazë të re dhe mjaft emocionuese! Pas njoftimit të papritur nga Agai, Erandi dhe Big Mama kanë marrë më shumë kohë për të vazhduar misionin e tyre si Të Padukshmit, dhe kjo ka sjellë një atmosferë të ngarkuar me tension dhe humor në Fermë.
Sipas zarfit të dërguar nga Agai, Big Mama dhe Erandi do të qëndrojnë në shtëpinë e madhe deri sa dhe fermeri i fundit, që është Ylli të bijë pre e lojës së tyre. Ata do të vazhdojnë të ngacmojnë dhe provokojnë fermerin, për të testuar nervat dhe durimin e tij. Një pjesë e rëndësishme e kësaj sfide është se, nëse Ylli bie viktimë e Të Padukshmëve, ai do të shpërngulet menjëherë te shtëpia e Fakirit.
Për disa fermerë, sfida ka sjellë një tjetër ndëshkim: Ester dhe Anduel, të cilët humbën sfidën, tani janë të detyruar të qëndrojnë të mbyllur në shtëpinë e kryefermerit pa kaluar perimetrin. Ata do të dalin vetëm kur Big Mama dhe Erandi t’u kërkojnë që të gatuajnë për ta dhe për veten e tyre.
Përsa i përket pjesës tjetër të fermerëve, sfida ka ndarë fatet e tyre: Nenna, Big Basta, Frederik, Elinara, dhe Andrea janë shpallur fakirë.
Çfarë do të ndodhë më tej? A do të mund Ylli të ruajë qetësinë dhe të mos reagojë ndaj provokimeve të Big Mamës dhe Erandit? Dhe a do të mund Ester dhe Anduel të gjejnë një mundësi për të fituar sërish ndonjë privilegj?
“Fermerë, sfida e të padukshmit nuk ka përfunduar. Erandi dhe Big Mama do të vazhdojnë misionin e tyre deri te fermeri i fundit i cili është Ylli. Ata do të jenë të vetmit që do të qëndrojnë në shtëpinë e madhe. Ester dhe Anduel, si pasojë e humbjes së sfidës ju duhet të qëndroni në shtëpinë e kryefermerit pa kaluar perimetrin. Do të dilni nga shtëpia vetëm kur Big Mama dhe Erandi t’iu kërkojnë që të gatuani për ta dhe për veten tuaj. Nenna, Big Basta, Frederik, Elinara dhe Andrea nga ky moment do të jenë fakirë. Nëse Ylli bie viktimë e të padukshmëve duhet të shpërngulet menjëherë te shtëpia e Fakirit. Sfida e të padukshmit përfundon në një njoftim të dytë nga Agai”, thuhej në zarf.