loading

Zarf në Fermë, me çfarë sfide do të përballën këtë herë fermerët? Ja roli i Big Mamës

Një zarf surprizë ka mbërritur sot në Ferma VIP, duke sjellë një sfidë të re që do të testojë aftësitë praktike dhe bashkëpunimin e fermerëve. Kompania “Inda” ka sfiduar fermerët të ndërtojnë dy qerre, duke ofruar të gjitha materialet e nevojshme në Arenë.

Sipas udhëzimeve në zarf, fermerët do të ndahen në dy grupe me nga tre anëtarë. Por, si gjithmonë, kishte një detaj të papritur. Për fermerin që do të mbetej jashtë grupimeve, Agai kishte përgatitur një komunikim të veçantë.

“Fermerë, kompania Inda sjell një sfidë për ju. Në Arenë do të gjeni të gjitha materialet e mundshme për të ndërtuar dy qerre. Do të ndaheni në dy grupe me nga tre fermerë. Për fermerin që ngelet jashtë grupimeve do të ketë një komunikim nga Agai”, thuhej në zarf.

Dhe nuk vonoi shumë, kur mbërriti një tjetër zarf që zbuloi edhe rolin e veçantë të fermerit të mbetur jashtë grupeve.

“Fermerë, Big Mama si fermerja e mbetur jashtë grupimeve do të mbikëqyrë punën për ndërtimin e qerreve nga Inda, Agai”, lexohej në zarfin e dytë. Ky vendim e vendos Big Mamën në një pozicion kyç, duke i dhënë asaj autoritetin për të monitoruar dhe ndoshta për të vlerësuar punën e shokëve të saj.

Pa humbur kohë, fermerët janë bërë menjëherë gati dhe janë drejtuar Arenës, të gatshëm për të nisur punën dhe për t’i treguar kompanisë Inda se janë të zotët në ndërtim. Sfida e qerreve pritet të sjellë jo vetëm punë të mundimshme, por edhe dinamika të reja mes grupeve dhe një rol të papritur mbikëqyrës për Big Mamën.

Ju Rekomandojmë