Zarf në fermë/ Fermerët përballen me sfidën e veçantë, si e priten ata?
Një zarf ka mbërritur ditën e sotme në Ferma Vip. Agai ka vendosur që këtë herë fermerët të vihen përballë një sfide shumë të veçantë.
Dy artizanë të punimit me grep do të vijnë sot në Ferma Vip për të mësuar fermerët për të punuar me grep.
“Fermerë, do të mirëprisni sot në Fermë, dy artizanë të punimit me grep, zonja Tereza dhe zoti Anton. Do t’iu japin eksperiencën e tyre në artin e të punuarit me grep. Duhet të jeni shumë të vëmendshëm që të mësoni detajet e këtij procesi, pasi ju e dini që Agait i pëlqen të thurë sfida për ju”, thuhej në zarfin e dërguar nga Agai.
Më pas, Andrea në rolin e tij si kryefermer ka dalë për të pritur dy artizanët. Edhe fermerët e tjerë i kanë pritur shumë miqësisht dy miqtë e tyre, madje kanë shkëmbyer dhe batuta me ta. Ata kanë nisur t’iu shpjegojnë fermerëve sesi punohet me grep duke ua shpjeguar hap pas hapi.