Zarf në Fermë, fermerët dhe fakirët përballë njëri-tjetrit duke treguar histori të frikshme
Një zarf ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Ferma VIP2. Zarfi ka qenë për fakirët dhe fermerët të cilët sonte do të përballen me një “sfidë” goxha të frikshme.
Në ditën ndërkombëtare të çajit, fermerët do të tregojnë nga një histori të frikshme të tyren që iu ka ndodhur, por nëse nuk kanë një histori të tyren ata duhet të tregojnë histori të njerëzve të afërm të tyre.
“Fermerë, sot është dita ndërkombëtare e çajit, ndaj të gjithë të mbledhur do të uleni dhe do të tregoni historinë më të frikshme që iu ka ndodhur ndonjëherë. Bëhuni gati dhe do të dëgjoni njëri-tjetrin me vëmendje. Nëse nuk keni histori të frikshme tuajën mund të tregoni një histori për njerëzit që njihni”, thuhej në zarfin e dërguar nga Agai.
Më pas, të gjithë fermerët dhe fakirët janë bërë gati duke pirë çaj e janë ulur të tregojnë historitë e tyre të frikshme të përjetuara nga ata ose nga persona të afërm.