Zarf në Fermë, dy kryetarët fjalim për zgjedhjet; ja kush fillon i pari
Në Ferma Vip 2 do të zhvillohen zgjedhje, ku dy kandidatë garojnë përballë njëri-tjetrit. Konkretisht Ylli Dreshaj dhe Frederi Ndoci janë dy kandidatët të cilat garojnë për të marrë mbështetjen dhe votat e fermerëve.
Në një zarf të dërguar nga Agai për fermerët thuhej se sot ishte dita që kandidatët të shpalosin programete tyre politike. Gjatë momentit të fjalimeve të gjithë do të jenë në obrro përveç kandidatëve rivalë.
I pari që do të mbajë fjalimin është Ylli, i cili është edhe kryefermer, ndërsa pas Yllit do të jetë Frederiku që pas rënies së gongut të tretë do të prezantohet para fermerëve.
“Fermerë, sot është dita që dy kryetarët Frederik Ndoci dhe Ylli Dreshaj të shpalosin programet e tyre politike në mënyrë që të bindin fermerët që t’i bashkohen partive të tyre. Do të mbajnë dy fjalime përkatëse. Gjatë këtij momenti fermerët e tjerë do të jenë të pranishëm për të ndjekur fjalimin përveç kryetarit rival i cili duhet të qëndrojë në një ambient të Fermës. Ylli te Njishi, Frederiku te Fakiri. Rradha e fjalimeve do të bëhet sipas rendit alfabetik të mbiemrit të kandidatëve përkatës. Pra Dreshaj mban fjalimin i pari. Fjalimi fillon dhe mbaron me gong. Pas fjalimit të parë fermerët do të marrin kohën e tyre që të diskutojnë. Gongu i tretë, shënon fillimin e fjalimit të Frederikut dhe në këtë rast fermerët bëjnë prap diskutimet e tyre. Për zhvillimet e mëtejshme në lidhje me fushatën në Fermë do njoftoheni nga Agai”, thuhej në zarf.