Zarf në Fermë, cili fermer u surprizua nga Agai?
Një zarf ka mbërritur në Ferma Vip. Ndryshe nga herët e tjera, Agai sot ka menduar të surprizojë dy fermerë.
Janë Elinara dhe Roni ata të cilët do të kalojnë një pasdite të bukur së bashku duke zhvilluar një piknik.
“Elinara dhe Ron më në fund ditët me diell janë të rezervuara për ju. Vishuni bukur dhe përgatituni për të shkuar në piknik së bashku. Kalofshi pasdite të këndshme”, thuhej në zarfin e dërguar nga Agai.
Të gjithë fermerët e tjerë e kanë pritur mirë zarfin për surprizën e Elinarës ndërsa kanë nisur të mendojnë se ku mund të shkojë Roni me Elinarën për dhuratën e Agait. Shumë nga ata kanë hedhur hipotezën se pikniku do të realizohet jashtë shtëpie.
Pas kësaj, Big Mama ka ngacmuar Limin teksa i bëri ftesë për të shkuar te Njishi. Por, si duket kjo nuk është pritur mirë nga Alba e cila tha me njëherë që kjo nuk lejohet.