loading

Zarf në Fermë, cilët janë katër fakirët e rinj?

Një zarf ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Fermë.

Në zarfin e dërguar, Agai ka caktuar 4 fakirët e rinj. Si pasojë e humbjes së sfidës, Agai ka dënuar Andrean, Keisin, Nurin dhe Big Bastën. Më tej, në zarf thuhej gjithashtu se Fakiri ka ndryshuar dhe ata duhet të përshtaten me kushtet dhe rregullat e reja. Ndërsa, për fituesit e sfidës do ketë një komunikim tjetër nga Agai.

“Fermerë, Andrea, Keisi, Big Basta dhe Nur ju jeni zyrtarisht fakirë si pasojë e humbjes së “sfidës së durimit”. Merrni sendet personale dhe shkoni drejt shtëpisë së Fakirit. Kujdes, Fakiri nuk do të jetë më si më parë. Ju duhet të përshtateni me kushtet dhe rregullat e reja. Në rast të thyrjes së rregullave, Agai do të marrë  një vendim. Për fituesit e sfidës do të ketë një komunikim nga Agai”, thuhej në zarf.