loading

Zarf në Fermë, cilat janë detyrat e Agait për fermerët?

Një zarf ka mbërritur në Fermë. Agai këtë herë ka vendosur që fermerët duhet të kujdesen dhe të shëtisin kafshët e Fermës. Të ndarë në grupe, Limi, Nur dhe Roni duhet të shëtisnin delet.

Anduel, Big Basta, Elinara, Andrea duhet të shëtisnin tre dhitë dhe kecin. Alba dhe Ester, dueht të shëtisnin gomarin. Erandi do të shëtiste viçin. Ndërsa, Ylli dhe Frederik, duhet të shëtisni gjelat e detit vetëm në zonën e lajthive.

Big Mama duhet të zbatonte rolin e saj si kryefermere dhe të ndiqte procesin e punës.

“Fermerë, Agai ka vendosur një detyrë të re për ju. Këtë pasdite duhet t’ua bëni të paharrueshme miqëve të tu në Fermë. Ju duhet të kujdeseni dhe të shëtisni bagëtitë në të gjitha ambientet e Fermës. Detyra fillon dhe përfundon me rënien e gongut. Lim, Nur, Ron ju duhet të shëtisni tre delet. Anduel, Big Basta, Elinara, Andrea ju duhet të shëtisni tre dhitë dhe kecin. Alba dhe Ester, ju do të shëtisni gomarin. Erand, ti do të shëtisësh viçin. Ylli dhe Frederik, ju duhet të shëtisni gjelat e detit vetëm në zonën e lajthive.

Big Mama, ti duhet të vazhdosh rolin e kryefermeres me mbikëqyrjen e secilit fermer me kafshët përkatëse. Kujdes, ju duhet t’i ruani që bagëtitë të mos hanë asgjë nga bimët dhe pemët ju që keni mbjellë në Fermë. të gjithë ju duhet të jeni të veshur në mënyrë kategorike me uniformë, çizme dhe doreza”, thuhej në zarfin e dërguar nga Agai.