loading

Zarf në fermë, cila është sfida që Agai ka vendosur për grupin humbës?

Një zarf ka mbërritur sot në fermë, duke sjellë një lajm të rëndësishëm dhe një tjetër punë për fermerët. Zarf i dërguar nga Agai kishte të bënte me lojën e zhvilluar mbrëmjen e djeshme, konkretisht me sfidën e ekuilibrit, ku disa prej fermerëve nuk arritën të dalin fitues.

Kryefermeri i javës, Ylli, mori përsipër ta lexojë përpara të gjithëve përmbajtjen e zarfit. Sipas mesazhit të Agait, fermerët Alba, Andueli, Andrea, Ester dhe Nur, të cilët humbën sfidën, do të përballen me një detyrë. Agai ka urdhëruar që ky grup humbës të sistemoje serën, një punë që kërkon përkushtim, durim dhe organizim. Ajo që e bën më interesante sfidën është se grupi duhet të ndjekë udhëzimet e Andreas, një prej anëtarëve të grupit, i cili kësaj radhe ka marrë një rol drejtues brenda skuadrës.

Pa humbur kohë, fermerët humbës nisën menjëherë përgatitjet për të përmbushur detyrën e dhënë. Edhe pse ndëshkuese, kjo detyrë shihet edhe si një mundësi për të treguar bashkëpunim dhe për të zbutur tensionet që janë krijuar kohët e fundit, veçanërisht mes disa anëtarëve të këtij grupi. Në anën tjetër grupi i cili doli fitues kanë dalë në verandën e fermës duke shijuar diskutimet mes tyre.

Ju Rekomandojmë