loading

Zarf në fermë, çfarë surprize ka rezervuar Agai për fermerët dhe fakirët?

Një zarf ka mbërritur në Ferma Vip, për fermerët dhe fakirët të cilët i pret një surpizë mjaft e këndshme.

Në Ferma Vip ka ardhur një kuzhinier i cili do të gatuajë së bashku me fermerët. Por, pjesë e kësaj darke do të jenë edhe fakirët të cilët sigurisht do të kenë kufizime. Ata nuk duhet të komunikojnë me pjesën tjetër të fermerëve dhe sapo të mbarojnë darkën duhet të shkojnë menjëherë te shtëpia e Fakirit.

“Fakirë, restorant Pasta n’Tigan sjell për ne pastat artizanale të cilat do t’i gatuani në një mënyrë të jashtëzakonshme. Pjesë e kësaj darke do të jenë edhe tre fakirët. Kujdes, fakirët nuk duhet të komunikojnë me pjesën tjetër të fermeve dhe menjëherë pas mbarimit të darkës duhet të ktheheni menjëherë te shtëpia e Fakirit”, thuhej në zarfin e dërguar nga Agai.

Ju Rekomandojmë