Zarf në Fermë, çfarë ka rezervuar Agai për fermerët?
Në Fermë ka ardhur një zarf nga Agai. Ashtu si edhe herët e tjera, Agai ka vendosur të vendosë para një sfide ekuilibri fermerët.
Në zarf thuhej që fermerët do të ndahen në çifte dhe do të mbajnë në dorë nga një ananas, ndërkohë që me dorën tjetër duhet të tentonin t’i hidhin në tokë ananasin fermerit kundërshtar. Të ndarë në çifte, Elinara-Alba, Anduel-Limi, Ester-Nenna, Big Basta-Andrea, Big Mama-Nur dhe Erand-Frederik vendosen para sfidës. Ndërsa Ylli do të vëzhgojë fermerët se kush është humbësi mes çifteve.
“Fermerë, Agai ka vendosur që ju të përballeni në një sfidë ekuilibri me njëri-tjetrin. Në Arenë do të gjeni platforma të vogla dhe ananasët që do të mbani në dorë. Me një dorë duhet të mbani ananasin dhe me dorën tjetër duhet t’ia rrëzoni fermerit kundërshtar. Elinara-Alba, Anduel-Limi, Ester-Nenna, Big Basta-Andrea, Big Mama-Nur dhe Erand-Frederik. Ylli si kryefermer duhet të vëzhgojë sfidën, fermerët që humbin sfidën dhe u bie ananasi shpallen automatikisht humbës të sfidës. Kjo sfidë fillon me rëndin e gongut dhe zhvillohet brenda ringut të improvizuar me litarë në Arenë. Për humbësit do të ketë një komunikim të dytë nga Agai.