loading

Zarf në Fermë, çfarë ka rezervuar Agai për fermerët?

Një zarf ka mbërritur sërish në Fermë dhe lidhet sërish me Ditën e Tokës. Ka qenë Andrea ai që ka lexuar zarfin e Agait për fermerët. Në zarf thuhej se fermerët do të përballen me një kuic në lidhje me Ditën e Tokës, ku do të ketë dhe një fitues. “Fermerë, në kuadër të Ditës së Tokës, ju do të zhvilloni një kuic të ndarë në grupe si sot. Grupi i parë do jetë, Keisi, Ron, Big Mama, Gania dhe Nur. Grupi i dytë Big Basta, Limi, Alba, Ylli dhe Esteri. Ndërsa grupi i tretë do të jetë Frederiku, Elinara, Erandi dhe Andueli. Unë do të lexoj pyetjet dhe shpall fituesin e kuicit”, thuhej në përmbajtjen e zarfit të Agait. Më pas, fermerët kanë nisur tu përgjigjen pyetjeve që lidhen me Ditën e Tokës.