loading

Zarf në fermë/ Çfarë ka përgatitur Agai për fermerët?

Një zarf ka mbërritur ditën e sotme në Fermë, ku Agai ka përgatitur një sfidë për fundjavën. Në zarf thuhej që fundjava do t’i dedikohej tradicionales dhe fermerët do të ndaheshin në dy grupe, ku shefja e flisë ishte Big Mama, ndërsa e lakrorit është Elinara. “Fermerë, fundjava do t’i dedikohet traditës. Sot sfida për ju është të përgatitni fli dhe lakrorin në saç. Big Mama do të jetë shefja e përgatitjes së flisë, Elinara shefja e përgatitjes së lakrorit. Big Mama dhe Elinara do të zgjedhin nga 4 djem për t’i ndihmuar gjatë gatimit. Andueli vëzhgon procesin e punës. Vajzat do të mbajnë zjarrin ndezur dhe të krijojnë atmosferë me valle tradicionale”, thuhej në zarf.