Zarf në fermë, Agai vendos fermerët përballë një sfide
Pas punëve ne fermë , një sfidë vjen në fermë nga Agai përmes një zarfi. Në zarf shpjegohet sfida nga ku fermerët duhet të ndahen në dy grupe. Fermerët duhet të shtypin ullinjtë me anë të presave të drurit dhe me pas heqja e bërthamave me duar.
Më tej në zarf shkruhej së vaji i cili është në damixhano duhet ta hedhin në shishe. Big Mama mban në duar një kuti më hudhëra dhe fermerët duhet të zgjedhin me kujdes pasi dy hudhrat qe kanë fije kashte do jenë lider të grupit. Fitues shpallet ai grup i cili mbaron sfidën i pari me kujdes duke i’u përmbajtur edhe rregullave të Agait. Andrea i cili lexoi dhe zarfin i shpjegon femerëve me kujdes sfidën si edhe rregullat e sfidës.
Dy liderat e grupeve janë fermeret Nenna dhe Elinara, ato me kujdes zgjedhin grupin e tyre. Grupet sipas zgjedhjeve të liderëve janë Nenna, Andrea, Ester, Ylli, Big Mama. Grupi i Elinarës përbëhet nga Big Basta, Andueli, Erandi, Frederiku.