Zarf në fermë, Agai vendos fermerët në punë
Mesditën e sotme, rutina në fermë është ndërprerë nga mbërritja e një zarfi të veçantë një mision i ri i dërguar nga Agai. Mesazhi mbërriti përmes një zarfi misterioz që u dorëzua në fermë, duke sjellë një detyrë të re për fermerët. Leximi i këtij misioni iu besua kryfermerit të javës, Yllit.
Sipas mesazhit të Agait, fermerët duhet të ndërmarrin një detyrë të rëndësishme ndërtimi ata duhet të prodhojnë beton dhe ta përdorin për të mbushur gropat që ndodhen pas stage të ri. Misioni kërkon përpikmëri, pasi niveli i mbushjes duhet të jetë i rregullt dhe i barabartë. Për realizimin e kësaj pune, fermerët duhet të pajisen me çizme dhe kombinoshe të posaçme. Pa humbur kohë, të gjithë filluan përgatitjet: u veshën me veshjet e duhura dhe u drejtuan në vendin ku i priste sfida e radhës.
Ky detyrë e re solli ndryshim në atmosferë nga tensionet e mëngjesit në një bashkëpunim të përqendruar dhe energjik. Fermerët, pavarësisht lodhjes dhe debateve të mëparshme, treguan se janë të gatshëm të përballen me çdo sfidë që u vihet përpara.