https://www.youtube.com/@FermaVipAlbania/videos
Zarf në Fermë/ Agai vendos Anduelin përballë një zgjedheje
Një zarf i papritur ka mbërritur në Ferma VIP, duke sjellë një sfidë të re dhe të vështirë për kryefermerin aktual, Anduelin. Me tone serioze, Agai ka kërkuar nga Andueli të bëjë një zgjedhje delikate që do të ndikojë drejtpërdrejt në rrjedhën e lojës.
“Kryefermer Anduel, në gjithë këto ditë të mandatit tënd si kryefermer ke ndarë detyra dhe ke vëzhguar mbarëvajtjen e punëve në Fermë. Agai kërkon që ti të zgjedhësh tre fermerët që kanë punuar më pak apo ata që nuk të janë bindur. Me zgjedhjen tënde, 3 fermerët do të shkojnë menjëherë në shtëpinë e fakirit. Zgjedhja duhet të bëhet në këtë moment”, thuhej në zarfin e dërguar.
Pas një pauze të shkurtër dhe nën një atmosferë të tensionuar, Andueli vendosi të përmendë emrin e Nennës, duke theksuar se ajo ka kontribuar më pak në punët e fermës dhe ka pasur një debat me të që ka ndikuar në bashkëpunim.
Emri i dytë që ai zgjodhi ishte Ylli, ndërsa për të tretin vendosi Big Bastën, duke argumentuar se këta dy fermerë nuk kanë qenë mjaftueshëm aktivë në detyrat e përditshme.
Ky vendim ka shkaktuar reagime të ndryshme brenda fermës, ku disa banorë janë ndjerë të befasuar, ndërsa të tjerë e kanë mbështetur vendimin e kryefermerit. Ndërkohë, Nenna, Ylli dhe Big Basta janë larguar drejt shtëpisë së fakirit, ku kushtet janë më të vështira dhe sfidat më të ashpra.