loading

Zarf në Fermë, Agai vë fermerët para sfidës së durimit dhe rezistencës

Një zarf ka ardhur në Fermë. Agai ka vendosur që pasditen e sotme fermerët ta kalojnë duek zhvilluar një sfidë durimi dhe rezistence.

Fermerët duhet të dalin në Arenë dhe të qëndrojnë mbi trungje të përfaquar me njëri-tjetrin të ndarë në çifte. Loja fillon me rënien e gongut dhe përfundon me dorëzimin e dyshes së fundit. Ndarjet e dysheve janë: Andrea-Alba, Big Basta-Big Mama, Lim-Nenna, Frederik-Elinara, Anduel-Ylli. Ndërkohë, Ester në rolin e kryefermeres do të mbikqyrë sfidën. Erandi, do të asistojë në ndihmë të kërkesave të fermerëve.

“Fermerë, Agai ka vendosur t’iu sfidojë në durim dhe rezistencë. Ju duhet të dilni në Arenë të ndarë në dyshe. Duhet të qëndroni mbi trungje dhe të përqafoni njëri-tjetrin me shtyllën në mes. Kujdes, asnjëri nga ju nuk duhet të lëshojë duart për asnjë arsye ose për ndryshe eliminohesh. Loja fillon me rënien e gongut dhe përfundon me dorëzimin e dyshes së fundit. Ndarjet e dysheve janë: Andrea-Alba, Big Basta-Big Mama, Lim-Nenna, Frederik-Elinara, Anduel-Ylli. Ester në rolin e kryefermeres do të mbikqyrë sfidën. Erand, do të asistosh në ndihmë të kërkesave të fermerëve”, thuhej në zarfin e dërguar nga Agai.