loading

Zarf në Fermë, Agai sjell pasditen e modës; fermeret do të sfilojnë para jurisë

Një ngjarje e papritur dhe emocionuese po zhvillohet në “Ferma VIP”! Sipas zarfit të fundit të Agait, pasditja e sotme do t’i dedikohet modës dhe për herë të parë, fermeret do të shfaqen në rolin e modeleve në një sfilatë të veçantë.

Në këtë sfidë mode, Elinara, Ester, Big Mama dhe Nenna do të veshin veshjet e punuara me grep, të realizuara me kujdes dhe mjeshtëri nga Tata hand made, dhe do të kalojnë në pasarellë duke treguar stilin dhe personalitetin e tyre. Vajzat do të duhet të zgjedhin nga 3 veshje për të realizuar kalimet në pasarelë, duke sfiduar njëra-tjetrën për të fituar vlerësimin më të lartë.

Juria, e përbërë nga Anduel, Big Basta, Erandi dhe Ylli, do të japin pikët për secilën prej vajzave, duke vlerësuar seriozitetin dhe paraqitjen e tyre. Pikët do të jenë nga 1 në 5, dhe Andrea, i cili do të jetë prezantues i sfilatës, do të mbledhë rezultatet përfundimtare.

Pasi të jenë mbledhur pikët, Andrea do të shpallë fituesen e këtij eventi të jashtëzakonshëm, duke e shpallur fermeren që ka marrë më shumë pikë nga juria dhe ka shkëlqyer në pasarelë!

Një atmosferë ngarkuar me emocion dhe konkurrencë është e sigurt për këtë ngjarje, dhe të gjithë presin të shohin se cili do të jetë modelja që do të bëjë përshtypje më të madhe dhe do të shpallet fituese. Pritshmëritë janë të larta, do të shohim kujt do t’i shkojë më së miri sfilata!

“Fermerë, pasditja e sotme do t’i dedikohet modës. Për herë të parë në Fermë do të shohim fermerët në rolin e modeleve. Elinara, Ester, Big Mama dhe Nenna ju do të vishni veshjet e punuara me grep të realizuar me kujdes dhe mjeshtëri nga Tata hand made. Ju do realizoni një sfilatë. Juria përbëhet nga Anduel, Big Basta, Erandi dhe Ylli. Andrea do të jetë prezantuesi i sfilatës. Vajzat do të zgjedhin nga 3 veshje për të realizuar kalimet në pasarelë. Ndërkohë, që juria do të japë pikët për secilën prej jush duke vlerësuar seriozitetin tuaj. Pikët do të jenë nga 1 në 5. Andrea gjithashtu si prezantues do të mbledhë pikët dhe në fund duhet të japë emrin e fermeres që ka fituar më shumë pikë nga juria duke e shpallur fituese”, thuhej në zarfin e Agait.

Ju Rekomandojmë