loading

Zarf në fermë/ A do ja dalin fermerët t’a menaxhojnë saktë buxhetin?

Mesditën e sotme, një zarf ka mbërritur në Fermë, duke sjellë një lajm të rëndësishëm për fermerët. Zarf i dërguar nga Agai kishte në fokus buxhetin i cili u vendos nga loja e zhvilluar gjatë Prime, ku fermerët arritën të fitojnë 75% të buxhetit javës që sapo ka nisur. Kryefermeri Andrea mori përsipër leximin e zarfit, duke informuar fermerët për përmbajtjen dhe mënyrën se si buxheti do të ndikojë në organizimin e ditëve në vijim. Ai ndau me pjesën dhe përgjegjësinë që sjell ky sukses, duke theksuar se përdorimi i mençur i buxhetit është çelësi për një javë të menaxhuar mirë. Më vonë Andrea, Frederiku dhe Andueli janë marrë më krijimin e listës të buxhetit javor.

Ju Rekomandojmë