loading

Ylli nxjerr Ozin shëtitje/Fermeri përshëndet familjarët dhe shoqërinë

Pasi kryefermerja e javës, Ester, ndau punët për secilin fermer, atmosfera në fermë ka qenë plot energji dhe bashkëpunim. Çdo fermer ka pasur një rol të caktuar dhe ka filluar ditën e tij të angazhuar në detyrat që ai kishte marrë.

Ylli dhe Frederiku ishin të parët që u nisën drejt stallave të kafshëve. Ylli e nxori menjëherë Ozzin nga stalla dhe e shoqëroipwr shwtitje. Ylli, ndërkohë që po kujdesej për gomarin, përshëndeti me ngrohtësi dhe buzëqeshje të afërmit e tij në kamera.

Pas kësaj, Elinara mori drejtimin dhe e çoi Ozzin nëpër fermë për një shëtitje të qetë. Ajo e përkëdheli dhe luajti me gomarin e dashur të fermës, duke i dhënë atij kohë të caktuar për t’u relaksuar. Ndërkohë, Nenna u afrua pranë stallave për t’u kujdesur për kafshët, duke i siguruar ato me ushqim dhe vëmendje të mjaftueshme.

Fermerja Nenna e nisi ditën me përkushtim, duke u kujdesur për kafshët, ushqyer ato dhe pastruar stallat. Edhe Erandi ishte i angazhuar plotësisht në punët e fermës, duke u marrë me pastrimin e stallës së Ozzit, për t’u siguruar që gjithçka të ishte në rregull.

Big Mama dhe Andrea gjithashtu nuk mbetën pas, duke u kujdesur për kotecin e pulave. Ata pastruan stallën, ushqyen pulat dhe mbledhën vezët që ishin lënë gjatë natës, një punë që gjithmonë kërkon përkushtim dhe vëmendje të madhe.

Ky ishte një tjetër ditë produktive në fermë, ku çdo anëtar i ekipit dha maksimumin për të siguruar që çdo detyrë të kryhej siç duhet.