loading

Ylli në qendër të një tjetër debati, fermerët e akuzojnë për shpërdorim të cigareve

Debatet në fermë nuk kanë të ndalur dhe këtë herë sërish në qendër të vëmendjes është Ylli. Një përplasje e re ka shpërthyer mes tij dhe disa prej fermerëve, me temë ndarjen e buxhetit dhe konkretisht, porositjen e cigareve.

Sipas Big Mamas dhe Andreas, Ylli  i cili është jo-duhanpirës po përfshihet në porositjen e cigareve pa pasur asnjë nevojë personale. “Ti nuk pi cigare, s’ke pse e porosit dhe hyn në buxhet,” ishte kritika e drejtpërdrejtë që iu drejtua Yllit, duke ngritur dyshime për shpërdorim të burimeve që duhet të ndahen në mënyrë të drejtë mes banorëve.

Ylli, nga ana e tij, nuk e pranoi aspak këtë ndërhyrje. Ai u shpreh i revoltuar duke thënë se askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë në vendimet e tij personale dhe se nuk do të detyrohet presion të heqë dorë nga ajo që ai e quan e drejtë e tij: “Me dhunë nuk mund të më çoni në kompromis,” tha ai.

Pjesë nga debati i tyre:

Big Mama: Nuk e përmendi kurrë bukën por kur nuk pi cigare ske pse merr.

Ylli: Ështe buxheti im ai ska lidhje.

Ylli: Unë e pi duhanin e kam pi sot.

Andrea: Nëse e bëj unë dhe Big Mama buxhetin ti nuk merr asnjë cigare

Ylli: Me dhunë nuk merrni asgjë mua, nuk ma merr ti mua buxhetin.

Ju Rekomandojmë