loading

Ylli mundohet të zgjojë Albën, fermerja: “Më lër rehat,largohu”

Mëngjesi i sotëm në fermë ka nisur ndryshe nga herët e tjera  me tension dhe përplasje mes kryefermerit të javës, Yllit, dhe një prej fermereve, Albën. Teksa mëngjesi sapo ka nisur mbi fermë, Ylli, në rolin e drejtuesit të javës, zbret nga shtëpia e njëshit për të nisur zgjimin e fermerëve. Me fjalën e zakonshme “Zgjohuni”, ai kalon nga krevati në krevat për të zgjuar fermerët e fermës.

Ndër të parët që zgjohet është Erandi, i cili duket se është mësuar me ritmin e hershëm të jetës në fermë. Por situata merr kthesë kur Ylli shkon te krevati i Albës. Në vend që të zgjohet si të tjerët, Alba i përgjigjet: “Largohu.” Kjo sjell një reagimnga kryefermeri, i cili i kthehet:
“Do zgjohesh si gjithë të tjerët, nuk je mbretëreshë këtu. Ky nuk është rasti i parë që Alba vihet në qendër të vëmendjes për mospajtimet e saj me autoritetin e kryefermerit , por përballja e sotme me Yllin duket se do të ketë pasoja për dinamikën mes fermerëve.

Ju Rekomandojmë