loading

Ylli këshillon Erandin për fermerët: Ata duhet të të sulmojnë ty, jo ti ata

Një moment strategjik është zhvilluar në “Ferma VIP”, ku Ylli i ka ofruar këshilla të vlefshme Erandit në lidhje me dinamikën e lojës dhe pozicionin e tij kundrejt fermerëve të tjerë. Këshillat e Yllit theksojnë rëndësinë e të ruajturit të qetësisë dhe të menaxhuarit të sulmeve, sidomos tani që po afrohet faza finale e lojës.

Biseda nisi me Erandin që shprehu shqetësimin e tij, duke thënë: “Ata duan të kapen në një vend”. Kjo tregon se Erandi ka ndjerë presion dhe synimin e fermerëve të tjerë për ta vënë në qendër të konflikteve.

Ylli, me një eksperiencë më të gjatë në dinamikat e lojërave të tilla, i ka dhënë një këshillë kyçe Erandit: “Prandaj po të them mos bjer pre e u zënë me ato se ti je finalisti i dytë prandaj duan të të sulmojnë ty”.

Më tej, Ylli theksoi rëndësinë e të qenit në pozicion mbrojtës, duke i thënë Erandit: “Ti duhet të jesh ai që ata të të vijnë të të sulmojnë ty, jo ti ata.” Kjo këshillë strategjike nënkupton që Erandi duhet të evitojë të provokojë konflikte dhe në vend të kësaj, të presë sulmet dhe t’i menaxhojë ato me qetësi, duke mos rënë në grackën e provokimeve.

Për një moment, Erandi u duk i hutuar, duke pyetur: “Mendova se më the të kundërtën,” por Ylli e sqaroi menjëherë: “Jo”.

Kjo bisedë nxjerr në pah thellësinë e strategjive që po luhen brenda “Ferma VIP” dhe dëshirën e konkurrentëve për të arritur në finale me çdo kusht. Mbetet për t’u parë nëse Erandi do t’i ndjekë këto këshilla dhe si do të ndikojë kjo në fatin e tij në lojë.

Pjesë nga biseda:

Erandi: Ata duan të kapen në një vend

Ylli: Prandaj po të them mos bjer pre e u zënë me ato se ti je finalisti i dytë prandaj duan të të sulmojnë ty. Ti duhet të jesh ai që ata të të vijnë të të sulmojnë ty, jo ti ata

Erandi: Mendova se më the të kundertën

Ylli: Jo