Ylli interviston Limin: Pse Ferma duhet të jetë me fat që të ka ty?
Ylli gjatë mbrëmjes së sotme teksa po qëndronin bashkë me fermerët ne verandë krijoi një lojë në të cilën i bën pytje fermerëve. Limi ishte i pari që Ylli intervistoi ku ai preku eksperiencën e tij në Ferma Vip. Më tej, ylli vijoj me pyetjet pikante në lidhje me mardhënien e tij me Albën. Teksa e pyeti se si ka nisur marrdhënia e tij me fermeren Limi tha se gjithçka nisi me një shikim. Pjesë nga biseda: Ylli: Ma përshkruaj pak eksperiencën pse je në Ferma Vip dhe na trego pse Ferma duhet të jetë me fat që të ka ty? Limi: Unë kam ardhur për një eksperiencë shumë të bukur dhe duhet ta shijoj çdo moment. Dua të tregoj sa më shumë veten time dhe njerëzit që kanë shumë pikëpyetje dua t’i them se kush jam unë. Ylli: Sa e vlerëson veten që jeni realist në këtë format? Limi: 100 për qind Ylli: Kohët e fundit jeni duke patur shumë flirtime me Albën, më trego disa pika si ka nisur lidhja juaj? Ndërhyn Alba Limi: Gjithçka nisi me një shikim. Unë thjesht kam një shikim depërtues. Shoh brenda shpirtit dhe e kuptoj çfarë duan njerëzit nga unë. Ylli: Lidhja juaj ka qenë shumë elokuente, a është një lidhje taman për arsye se shumë njerëz nuk e kanë pritur shumë mirë, si e keni pritur? Limi: Arsyeja që më pëlqen Alba është se është shumë sfiduese. Më pëlqen që iu del kundër të gjithëve dhe më jep adrenalinë. Ndërkohë, intervista ka vijuar edhe më tej me pyetje të tjera mes dy Limit dhe Yllit dhe nuk kanë munguar as ndërhyrjet e fermerëve të tjerë në bisedë.