loading

Ylli hakmerret ndaj Big Mamës, i fsheh kafet

Në Ferma VIP, nuk mungojnë as momentet plot humor dhe lojëra të vogla mes fermerëve. Këtë herë në qendër të vëmendjes është një “betejë” e ëmbël për… kafen!

Pas një episodi të mëparshëm ku Big Mama i kishte marrë dhe fshehur kafet, ndërkohë Ylli vendosi të hakmerret në mënyrën e tij. Pasditën e sotme, Ylli ka zbuluar vendin ku ishin fshehur kafet dhe pa humbur kohë, i ka marrë dhe ia ka fshehur Big Mamës, në një “aksion” që nuk ka kaluar pa dëshmitarë.

E vetmja që pa gjithçka ishte fermerja Nenna, por në vend që ta tregonte të vërtetën, ajo vendosi të mos flasë, duke mbajtur anën e shokut të saj, Yllit.

Kjo lojë e vogël mes fermerëve ka sjellë të qeshura dhe batuta në Fermë, por edhe një pyetje të madhe: kur të zbulojë Big Mama që kafen nuk e ka më, si do të reagojë?