Ylli dhe Roni bëjnë sfilatë për vajzat në dhomën e gjumit
Momente të bukura kanë kaluar fermerët në Fermë, teksa çunat kanë zhvilluar një sfilatë për vajzat në dhomën e gjumit. Ishte Ester, Nur dhe Alba ata të cilët i kërkuan çunave të sfilojnë para tyre. Roni sfiloi i pari para kamerave, ndërsa vajzat kanë shpërthyer në të qeshura. Pas Ronit ishte Ylli ai që sfiloi. Edhe Limi u bë pjesë e sfilatës ndërsa vajzat e shoqëruan me duartrokitje. Më pas kryefermeri ka puthur dhe përqafuar Albën e cila ishte në krevat bashkë me vajzat e tjera. Big Basta ka qenë fermeri i rradhës i cili iu plotësoi kërkesën e vajzave dhe pozoi si gangster. Sfilatat e tyre kanë vijuar dhe fermerët ua kanë plotësuar dëshirat vajzave. Në dhomën e gjumit shpërthyen të qeshurat dhe duartrokitje teksa në sfond u vu edhe muzikë.