loading

Ylli dhe Frederiku kujdesen për lopët në stallë

Pas zgjimit të të gjithë fermerëve, Limi i zgjedhur dje në Prime si kryefermer  nuk ka humbur kohë dhe ka ndarë detyrat për secilin prej fermerëve. Të organizuar dhe të përqendruar, ata kanë nisur menjëherë punët e përditshme të Fermës. Frederiku, Limi, Andueli dhe Ylli janë vendosur në stalla, aty ku kërkohet përkushtim dhe kujdes i veçantë. Ylli ka qenë i pari që është drejtuar te koteci i pulave për të mbledhur vezët, ndërkohë që Frederiku ka nisur me pastrimin e stallës së lopëve. Të dy më pas janë angazhuar në ushqimin dhe mirëmbajtjen e kafshëve, duke treguar kujdes dhe bashkëpunim.