loading

Ylli ‘ankohet’ për fermerët: Jo të gjithë janë si unë për të bërë nga dy-tre punë

Kryefermer Ylli duket se nuk është shumë i kënaqur me realizimin e detyrave nga fermerët.

Teksa po rrinte në verandë me Erandin, Elinarën, Frederikun, Big Bastën dhe Albën, kryefermeri është shprehur që disa nga fermerët të cilëve u kishte dhënë detyra nuk i kanë zbatuar.

Ylli tha se nuk mundet që fermerëve tu japë nga dy punë pasi kanë kryer të tyren dhe dikush tjetër të mos bëjë asnjë punë. Më tej, ai tha se edhe pse në rolin e kryefermerit ai ka bërë punë në mënyrë vullnetare.

Pjesë nga biseda:

Ylli: Nuk mundem që Frederikun dhe Erandin kur kanë qenë te lopët nuk mundem të ja jap dy punë dikujt dhe dikujt tjetër asnjë

Frederiku: Pyete a ma bën këtë nder, se unë të kam thënë a ma bën këtë dhe ta kam qujatur nder.

Ylli: Po, por jo të gjithë janë si unë që munden ti bëjnë nga dy tre punë a më kupton.

Frederik: Po çfarë punësh janë këtu

Ylli: Janë punë shumë të lehta dhe unë kam ardhur vullnetarisht dhe kam thënë të mos vijë askush tjëtër, por jo të gjithë janë si unë dhe si ty

Frederiku: Dua të jenë me patjetër protagonistë për të rënë në sy duke mos bërë punë