loading

“Vjen na cënon privatësinë”/ Keisi dhe Andueli shkojnë te Fakirët

Andrea dhe Nur janë shqetësuar nga veprimi i Albës. Kjo e fundit gjuajti me gurë shtëpinë e Fakirit dhe u prishi rehatinë fermerëve që ishin brënda. Pasi Alba u largua dhe dy fakirët dolën jashtë, pranë tyre u bashkua dhe Keisi me Anduelin.

Ndonëse atyre nuk iu lejohet të flasin me fermerët, Andrea dhe Nur kanë folur duke iu drejtuar njëri-tjetrit por në të vërtetë përgjigjen e kishin për dy fermerët. Nur tha se Alba ia prishi gjumin, ndërsa Andrea shprehu shqetësimin që ndonjë gur mund të kishte dëmtuar edhe atë vetë nëse do të përfundonte brenda. Ndërkohë, Andueli i tha dy fakirëve që duhet të ankohen dhe ta ekzagjërojnë pak me historinë.

Pjesë nga biseda:

Andrea: Na vjen dhe Alba na cënon hapsirën këtu, gjuan me gurë

Nur: Ma prishi gjumin se isha në gjumin më të mirë

Keisi-Anduelit: Hajde shoku im hajde

Andueli: Shkelje dëmtimi prone dhe ndotje akustike që mund të kalojë dhe në trauma për ju që ishit në gjumë, bëje pak qimen tra

Nur: O Andrea isha në gjumë unë u tmerrova

Andueli: Shko ankohu

Andrea: A e kupton që unë e kisha në birë të veshit

Keisi: Çfarë është ai gjest i shëmtuar, edhe nëse sdo e kishte dëmtuar fare prap është gjest i shëmtuar