Vajzat në stallë, djemtë gatuajnë së bashku në kuzhinë
Kryfermerja Big Mama ka surprizuar sërish sot me një organizim ndryshe të punëve në fermë, duke vendosur një rregull të pazakontë që ka ngjallur kureshtje dhe entuziazëm mes fermerëve. Me një qasje të re dhe plot stil, Big Mama ka caktuar djemtë për në kuzhinë, ndërsa vajzat janë ngarkuar me përkujdesjen ndaj kafshëve dhe bimëve në stallat dhe serat e fermës.
Vendimi i saj ka sjellë një dinamikë të re në përditshmërinë e fermerëve. Djemtë nuk kanë humbur kohë dhe janë mbledhur në kuzhinë për të përgatitur një mëngjes tradicional shqiptar trahananë. Roni dhe Andueli janë parë duke copëtuar bukën, ndërsa Frederiku ka marrë përsipër përgatitjen e trahanasë, duke sjellë një atmosferë bashkëpunimi dhe përkushtimi. Stili i kryfermeres Big Mama vazhdon të bëjë diferencën. Ajo nuk ka zgjedhur të udhëheqë në mënyrën klasike, por po e përdor rolin e saj për të sjellë freski, përfshirje dhe një lloj drejtimi që frymëzon.