loading

“Uroj t’a kem akoma shtëpinë”/ Fermerët shkrihen së qeshuri nga batutat e Elinarës

Në një atmosferë të qetë dhe plot humor, fermerët e “Ferma VIP” kaluan disa momente relaksi së bashku në verandë, ku biseduan për jetën pas përfundimit të eksperiencës në fermë. Të gjithë ata dukeshin të relaksuar dhe gati për të shpërndarë batuta dhe shaka, duke e bërë këtë bisedë një nga momentet më të qeshura të ditës.

Elinara nisi bisedën me një shqetësim të vogël, duke thënë me një buzëqeshje: Ishalla e kam prap shtëpinë.

Menjëherë, fermerët shpërthyen në të qeshura dhe filluan të përpunonin batutën në mënyrë humoristike. Erandi, me humorin e tij të njohur, iu përgjigj:
“Pse ke frikë se ta kanë shitur? Të hapi derën dikush dhe të thotë: ‘Më vjen keq moj zonjë, po ne kemi tre muaj që e kemi marrë me qera shtëpinë!'”

Kjo e bindi Elinarën të vijonte me një tjetër batutë: “Po, kanë shitur shtëpinë me gjithë gjërat brenda!”

Big Mama e quajti këtë një moment edhe më të qeshur, duke shtuar: “S’të duhen rrobat, i veshin qiraxhinjtë!”

Ky moment plot humor dhe spontanitet krijoi një atmosferë relaksuese mes fermerëve, duke i bërë të gjithë të buzëqeshin. I gjithë ky bisedë dhe këto batuta u shoqëruan me të qeshura të sinqerta dhe duke treguar se, përveç sfidave që ata kalojnë çdo ditë në fermë, kanë gjithashtu dhe një anë të këndshme dhe humoristike.

Pjesë nga biseda:

Elinara: Ishalla e kam prap shtëpinë

(Fermerët qeshin)

Erandi: Pse ke frikë se ta kanë shitur. Të hapi derën dikush dhe të të thotë më vjen keq moj zonjë po ne kemi tre muaj që e kemi marrë me qera shtëpinë.

Elinara: kanë shitur shtëpinë me gjithë gjëra brenda

Big Mama: S’të duhen rrobat, i veshin qiraxhinjt