“Unë nuk e duroj dot Albën”, fakirët luajnë me pyetje-përgjigje
Fakirët kanë vendosur të luajnë një lojë me pyetje-përgjigje, ku secili do bënte një pyetje dhe në lidhje me atë do përgjigjej edhe vetë.
Pyetjen e parë e nisi Andrea i cili i pyeti fakirët se cilët janë dy fermerët që nuk i durojnë dot në Fermë. Emri më i padëshiruar ishte padyshim ai i Albës, por ajo që ka surprizuar me përgjigjen e saj ka qenë Keisi. Fermerja tha se dy personat që nuk i duron dot në Fermë, janë Alba dhe Big Basta. Ky i fundit ndodhet te Fakiri së bashku me Keisin, Andrean dhe Nurin. Fermeri ka zgjedhur të mos reagojë kur Keisi tha emrin e tij si të padëshiruar.
Pjesë nga loja:
Andrea: Cilët janë dy personat që nuk i duroni dot në Fermë
Nur: Unë nuk e duroj dot Albën edhe Erandin, jo se nuk e duroj por nuk bën asgjë në shtëpi
Andrea: Unë kam Yllin dhe Albën që nuk i dua fare
Keisi: Albën dhe Big Bastën
Big Basta: Erandin dhe Elinarën
Më tej, ata kanë vijuar lojën e tyre me pyetje-përgjigje, të cilat sigurisht lidheshin me jetën e tyre brenda Fermës.