“Unë nuk bëj asnjë punë sot”/ Elinara-Ester: Më ke keqtrajtuar gjithë javën me punë
Pas të githë kaosit të ndodhur mëngjesin e sotëm në fermë më kashtën e shpërndarë nëpër shtëpi si edhe disa sende të humbura, ferma merr një rrjedhë tjetër. Kryefermerja merr frerët në dorë dhe ndan punët për secilin. Jo të gjitha pranojnë duke shprehur hapur edhe mospranimin dhe mos pëlqimin me urdhërta e Ester.
Fermerja Elinara ka qënë e para duke mos pranuar urdhërta e kryefermeres. “Unë nuk bëj asgjë”, ka thënë Elinara e revoltuar, sipas fermeres Ester e ka mbingarkuar gjithë javën. Me gjithë revoltën e Elinarës, duket sikur kryefermerja nuk është bezdisur shumë dhe e ka lënë të lirë fermeren.
Edhe Nenna ka shprehur pakënaqësitë e saj në lidhje me ndarjen e punëve në fermë duke mos i pranuar disa punë. Kryefermerja Ester ka ndarë më kujdes punët për secilin fermer tjetër edhe pse që nga mëngjesi ka hasur mjaftushëm pengesa.