loading

“Unë kam deklaruar që jam e dashuruar”, Keisi flet me Anduelin: Dashuria nuk ekziston për Albën dhe Limin

Teksa ndodheshin në sallon me fermerët e tjerë, Andueli dhe Keisi kanë nisur një bisedë e cila fillesën e saj e kishtë nga tatuazhet e Nur.

Ishte Keisi ajo që tha që e dashuron veten, ndërsa Andueli ja ktheu që ajo ka deklaruar se nuk beson në dashuri. Fermerja është shprehur që jashtë është e dashuruar dhe ka përshëndetur live të dashurin e saj.

Përsa i përket deklaratës së saj në lidhje me dashurinë, Keisi sqaroi Anduelin se atë e kishte thënë për Limin dhe për Albën, ndërsa shtoi se ka zgjedhur të jetë një kunatë e keqe.

Pjesë nga biseda:

Keisi: Unë dashuroj veten

Andueli: Pse bie në kontraditë me veten, se ti ke thënë nuk besoj te dashuria dhe tani thua e dua veten

Keisi: Unë kam thënë që jam e dashuruar dhe të dashurin tim e përshëndes nga jashtë meqë ra fjala.

Andueli: E ke ofenduar me atë që ke thënë

Keisi: Unë të kam provokuar ty. Unë kam thënë që dashuria nuk ekziston për Albën dhe Limin po ti se ke kuptuar

Andueli: Kush je ti që i gjykon?

Keisi: Unë si kunatë që jam

Andueli: Një kunatë dashakeqëse…

Keisi: Ka dhe kunata dashakeqëse, nuk janë të gjitha të mira.

Andueli: Unë nuk do të doja të përfaqësoje ata kunatat e këqija, ti duhet të jesh kunatë e mirë

Keisi: Çfarë të bëj unë që dua të jem një kunatë e keqe, fat i keq i vëllezërve të mijë

Andueli: Unë e shoh që ti do të provokosh Albën në lojë

Keisi: Unë e kam parë Albën në lojë dhe them që ka qenë një lojtare e fortë por tani nuk është më.

Më tej, fermerët kanë vijuar bisedën edhe më tej teksa pjesë e saj janë përfshirë edhe Andrea dhe Limi.

Keisi ka deklaruar se sapo Limi të ndahej nga Alba, ata do të shkonin në jug së bashku me Nurin dhe Esterin, por kjo si duket nuk u prit mirë nga Andueli. Ky i fundit i tha Limit që ata do të shkonin së bashku në jug dhe do të merrnin edhe Andrean.