loading

“Unë jap urdhërat,jam unë kryefermere”/ Alba dhe Big Mama debatojnë për punët

Pas zgjimit dhe kafeve të mëngjesit në verandë, dita në fermë ka vijuar me ndarjen e detyrave nga kryefermerja e javës, Big Mama. Si çdo mëngjes, puna është ndarë mes ambienteve të brendshme dhe të jashtme ku disa fermerë janë angazhuar në stalla, ndërsa të tjerë janë fokusuar në mirëmbajtjen e shtëpisë.

Big Mama dhe Big Basta janë marrë me kuzhinën, duke u përkujdesur për pastrimin dhe rregullimin e saj. Ndërkohë, fermere Alba ka qenë e angazhuar me larjen dhe sistemimin e dhomës së gjumit. Fillimisht, gjithçka po ecte me ritmin e zakonshëm dhe përkushtim nga ana e fermerëve. Por qetësia nuk zgjati shumë. Një debat i papritur mes Big Mamas dhe Albës për pastrimin e dhomës ndezi tensionet në shtëpi. Kryefermerja hyri në dhomë me ton të lartë, duke u ankuar për mënyrën si ishte pastruar dhoma dhe duke i thënë Albës: “Bëhu pak femër! një koment që u prit me reagim nga Alba.

Alba insistoi se e kishte pastruar siç duhej dhe se nuk ishte fjala për të njëjtën hapësirë pra nuk kishte larë dhe banjën dhe dhomën e gjumit me të njëjtën leckë, por Big Mama nuk pranoi shpjegime. Ajo ndërhyri prerë duke thënë: “Po të jap urdhër, jam unë kryefermerja, jo ti!” Pavarësisht fillimit pozitiv, dita ka marrë kthesë të papritur dhe tensionet mes fermerëve po rriten.