“Unë jam…”, Andrea pyet Albën për shenjën e horoskopit: Shkojmë mirë bashkë
Teksa të gjithë fermerët po rrinin në dhomën e gjumit, Andrea e ka pyetur Albanë për shenjën e horoskopit.
Fermeri mendonte se Alba ishte shenja e gaforres, por në fakt ajo doli krejt e kundërta dhe ishte një akrep. Andrea i tha që vetë ai është shenja e luanit dhe së bashku shkojnë shumë mirë. Ndërkohë, edhe Elinara ka komentuar shenjën e horoskopit të Albës, ndërsa i tha “tani e kuptuam pse je kështu”.
Pjesë nga biseda:
Andrea: Ti Gaforre je
Alba: Unë jam shenjë komplet tjetër
Andrea: Merimanga, çfarë je? (I tha me shaka fermeri)
Alba: Unë jam akrepi
Andrea: Shkojmë mirë bashkë ne, unë jam luani
Alba: Si shkojmë shumë mirë bashkë
Elinara: E morëm vesht pse je kshu, hedh atë bishtin nga mbrapa e ikën
Alba: Unë e di që shenja e akrepit ka pasion të gjitha drejtimet, s’ja përton për asgjë. Dhe ka vendosmëri dhe intuitë shumë të fortë.