U bënë çift në Ferma Vip2, Alba flet për raportin me Limin: A janë dy ish-fermerët akoma bashkë?
Çifti mjaft i përfolur i “Ferma VIP 2”, Alba dhe Limi janë nën vëzhgimin e ndjekësve, edhe pse jashtë fermës.
Bashkë apo të ndarë? Kjo është pyetja që i shqetëson më shumë ndjekësit e tyre, por këtë përgjigje e dha sot Alba gjatë spektaklit të Ferma VIP.
Alba Pollozhani tha se ajo vijon t’a shoh fermën nga jashtë së bashku me Limin, teksa ka pohuar se marrëdhënia e tyre vazhdon.
Pjesë nga biseda:
Luana Vjollca: Të ka lënë Limi kohë të shohësh fermën?
Alba: Nuk është se na ngelet dhe shumë kohë, por mundohemi.
Luana Vjollca: Kjo do të thotë që ata janë ende bashkë.
Alba: Po, e ndjekim bashkë.