“Ty të poshtëroi…”/Big Basta-Andreas: Je intrigant
Debatet mes Andrea dhe Big Bastës vazhdojnë të përshkallëzohen në fermë, duke u bërë gjithnjë e më të tensionuara. Të dy fermerët duket se tani po flasin hapur, pa asnjë lloj hezitimi, duke hedhur fjalë të forta dhe akuzat në drejtim të njëri-tjetrit.
Situtata ka degëruar edhe më shumë, me fjalë të tilla si “amfib” dhe “bëhu burr”, që janë përdorur në mënyrë ironike.
Në këtë atmosferë të ngarkuar, Andueli ka ndërhyrë, duke e shtuar tensionin me një akuzë të drejtpërdrejtë ndaj Big Bastës: “Je kopje e shëmtuar!” Fjalët e Anduelit kanë pasuar me një valë ironie, ku ai dhe Andrea kanë filluar të ironizojnë Big Bastën dhe ta bëjnë objekt të kunjave të rënda. Sipas tyre, Big Basta është i papërgatitur.
Big Basta, i cili duket se ka duruar sa ka mundur, ka reaguar ashpër duke i kthyer Andrea dhe Anduelit: “Po të isha si ju, do të bëja valixhet gati sot!”.
Këto përplasje mes fermerëve, që kanë filluar që në ditët e para të qëndrimit të tyre në fermë, kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Përplasjet janë bërë gjithnjë e më të shpeshta, dhe tani edhe profesioni i fermerit është bërë një temë e nxehtë. Andueli dhe Andrea i kanë kujtuar Big Bastës se nuk arriti dot të mësonte as gjërat bazike, siç ishte mësimi i gjashtë rreshtave që Erandi ia dha në fillim.