loading

“Turpërohen prej teje”, Alba-Big Mamës: E njoh familjen time, nuk kam bërë asgjë të pamoralshme

Qetësia në fermë është thyer sot nga një përplasje e fortë mes dy fermereve, Big Mama dhe Alba, e cila ka tensionuar atmosferën. Ngjarja ndodhi gjatë kohës kur fermerët ishin mbledhur për të konsumuar bukën. Shkëndija e debatit nisi nga fermerja Nur, e cila ngriti një temë diskutimi në tavolinë që ngjalli reagime të forta. Big Mama, e cila duket se ka qenë emocionalisht e ngarkuar pas Prime-t së mbrëmshme, nuk e përmbajti veten dhe reagoi menjëherë. Situata degradoi me shpejtësi në ofendime personale. Përplasja mes Big Mamës dhe Albës nuk është diçka e re. Prej javësh, tensionet mes tyre janë ndjerë në mënyrë të nënkuptuar, por sot ato shpërthyen hapur. Big Mama ka qenë kritike e vazhdueshme ndaj mënyrës se si Alba po luan lojën në fermë dhe shpesh ka shprehur hapur mosbesimin e saj ndaj karakterit të Albës si femër.

E njohur për qëndrimet e saj të drejtpërdrejta, Big Mama këtë herë nuk u ndal vetëm te loja e Albës në fermë, por preku edhe jetën personale të saj, duke sulmuar marrëdhënien me fermerin Limi. Ajo tha me ironi: “Ai të tha vetë, s’kam ndjenja, s’është dashuri kjo”, dhe shtoi: “Vëllai yt nuk të solli rrobat nga turpi, se rri nën jorgan!”

Debati vazhdoi në mënyrë edhe më të rëndë, kur Big Mama iu afrua Albës dhe i tha: “A t’i solli rrobat vëllai, e degraduar e pa moralshme?”, duke e akuzuar për mungesë morali dhe sjellje të papërshtatshme.Situata mes dy fermereve duket se ka kaluar në nivel personal dhe familjar, çka rrezikon të ndikojë seriozisht në atmosferën e fermës si edhe në marrëdhënien e të dyjave fermereve.