Trëndafila, mesazhe dhe emocione në fermë/ Nur surprizohet nga helikopteri
Këtë herë nuk ishte as dron e as parashutë që solli një moment të veçantë në fermë, por një helikopter spektakolar që tërhoqi menjëherë vëmendjen e fermerëve. Supriza ishte dedikuar për fermëren Nur, e cila sapo dëgjoi zhurmën e helikopterit, vrapoi drejt oborrit me emocion të madh.
Nga lartësia, helikopteri lëshoi trëndafila të kuq, duke krijuar një atmosferë të paharrueshme për Nurën. Së bashku me lulet, ajo mori edhe një mesazh të personalizuar ku shkruhej: “Nur the Queen, Habibi” një shprehje që e emocionoi fort fermëren. Pamjet e saj duke përjetuar momentin me buzëqeshje të sinqertë u pritën me entuziazëm edhe nga fermerët e tjerë, të cilët nuk ngurruan ta duartrokasin dhe përqafojnë. Për Nurën ky ishte një moment i veçantë, por edhe për fermerët e tjerë, surpriza solli një atmosferë të ngrohtë dhe të veçantë në fermë. Në fund të momentit, Nura përshëndeti publikisht familjen e saj, duke falënderuar për dashurinë dhe përkrahjen.
Megjithatë, jo gjithçka kaloi pa tension. Teksa fermerët qëndronin në verandë duke diskutuar momentin, nuk munguan kunjat ndaj Albës, të cilën disa e akuzuan si xheloze ndaj surprizës së Nurës. Alba e hodhi poshtë menjëherë këtë ide, duke thënë se ishte e lumtur për fermeren dhe nuk kishte asnjë arsye për zili.