loading

“Ti je shumë fëmijë”/ Andueli-Erandit: Nuk dua të rritem kam dëshirë të qëndroj kështu

Pas tensionesh dhe debatesh, dita në fermë ka marrë një kthesë më të qetë dhe pozitive. Fermerët janë zhvendosur në ambientin e tyre të preferuar  verandën  aty ku zakonisht ndajnë një kafe, biseda të sinqerta dhe momente relaksi.

Atmosfera sot është ndryshe. Me humor, batuta dhe një dozë të lehtë kunjash, fermerët kanë ndërtuar një atmosferë miqësore e argëtuese. Ndër bisedat, nuk munguan as reflektimet mbi momentet artistike të mëhershme në fermë. Big Basat, me përvojën e tij si artist, ka vlerësuar performancën e mëparshme të Esterit dhe Frederikut, e cila pati një impakt të veçantë brenda fermës. Komplimenti u prit mjaft mirë nga Ester, e cila si artiste në fillimet e saj, e vlerësoi përkrahjen e një zëri me peshë.

Por, natyrisht, në fermë nuk mungojnë as kunjat. Në një shkëmbim tipik për stilin e tij thumbues, Erandi iu drejtua Anduelit duke i thënë: “Je shumë fëmijë.” Megjithatë, Andueli nuk e humbi sportivitetin dhe, ia ktheu: “Kështu dua të rri, nuk dua të rritem.”