loading

“Ti je më e mira…”, Andueli i dedikon këngë fermerëve

Teksa po luante me kitarë, Andueli ka krijuar momente qesharake në Fermë. Ai ka krijuar dhe kënduar këngë për të gjithë fermerët, i shoqëruar edhe nga Andrea. Fillimisht i këndoi Big Mamës, më pas Keisit i cili në fjalët e tij ndër të tjera thoshte se është më e mira dhe nuk është mis lagja, duke ironizuar kështu fjalët e opinionistët Zhaku e cila e ka cilësuar fermeren si të tillë. Më pas, Andueli vargje i ka dedikuar edhe Ronit, ku ndër të tjera i përmend të dashurën e tij për të cilën thotë se e ka marrë malli. Pas këngës, fermeri ka bërë një zemër me duar duke përshëndetur kështu të dashurën e tij dhe duke konfirmuar këngën e Anduelit. Por nuk ka mjaftuar me kaq, Andueli i ka kënduar edhe Andrea me të cilin ka një raport shumë të mirë. Në rrjeshta ai i citon se mund të bëhet moderator, ndërsa mes fermerëve ka ‘shpërthyer’ e qeshura.